Sport

U raportua se e quajti Vedat Muriqin gomar, reagon mbrojtësi i Lazios

Agjenti italian Vcenzo Morabito është shprehur se mbrojtësi rumun, Stefan Radu duke u tallur e ka quajtur Muriqin si gomar.

Morabito deklaratën që bëri bujë në Itali e ka dhënë në televizionin “RAI 3”, përcjell Demokracia.com.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe njëri nga protagonistët, mbrojtësi, Radu i cili ka mohuar pretendimet e agjentit.

Madje, reprezentuesi i Rumanisë ka lënë të kuptohet se do të përgatis një padi për Morabiton.

“Unë i hedhë poshtë të gjitha pretendimet për të diskredituar aftësitë e shokut tim, Muriqi. Sjellje të tilla nuk më përkasin mua dhe dëmtojnë imazhin tim. Avokatët do mbrojnë imazhin në mënyrë profesionale”, u shpreh Radu.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89

Sport

ZYRTARE: Gjilani prezanton transferimin më të ri