Lajme

U pyet çka bisedoi me amerikanët, Haradinaj përgjigjet

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i AAK-së, njëherit kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se senatorët nga SHBA, Ron Johnson (republikan nga Wisconsin) dhe Chris Murphy (demokrat nga Connecticut), nuk i kanë kërkuar asnjë kompromis gjatë takimit të djeshëm në lidhur me zgjidhjen finale të dialogut me Serbinë.

“Asnjë (kompromis) fare”, ka thënë Haradinaj kur është pyetur lidhur me këtë çështje.

“Ata (zyrtarët amerikanë) nuk i përmendin, mund të ndodh që dikush prej neve i thotë se na duhet me dhanë, se nuk është në rregull me jap diçka për dialog, por këtë e bëjnë për arsye personale disa lider që besojnë që karriera ndërtohet ashtu. Ende është rreziku i Dodik Republikës në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj, në debatin “Talk The Talk” të mbajtur ditën e sotme, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se asnjë lider sado që është i shantazhuar të jetë në emër të Kosovës e ka të pamundur të bëjë çfarëdo kompromisi, ose me qenë krijues i ndonjë zgjidhje në dëm të shtetit të Kosovës.

“Kushdo që e përfaqëson Kosovën duhet ta di se e përfaqëson Kosovën sovrane. Me çdo shtet kemi marrëdhënie të mira bilaterale, por s’ka me na jap detyra, Kjo shkon për çdo shtet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se LDK e Vetëvendosje bëjnë gabim nëse e heqin taksën ndaj Serbisë për reciprocitet. /Reporteri.net/.

Debati “Talk The Talk” në Riinvest (drejtpërdrejt)

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, September 5, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat