Lajme

U publikua foto e nënës së Thaçit e shtrirë në QKUK, reagon mbesa e ish-presidentit

Mbesa e Hashim Thaçit, Evgjeni Thaçi ka reaguar pas publikimit të një fotografie të nënës së ish-presidentit në rrjete sociale, e cila është e shtrirë në QKUK, shkruan Gazeta Metro.

Deputetja e PDK’së përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga të drejtat kryesore të pacientëve.

Reagimi i plotë i Evgjeni Thaçit:

E drejta per privatesi dhe konfidencialitet eshte nje nga te drejtat kryesore te pacienteve. Trajtimin me dinjitet te çdo individi, e siguron legjislacioni ne fuqi dhe konventat nderkombetare qe trajtojne te drejtat e njeriut.

Duke shprehur mirenjohje te thelle per punen e tyre, lus stafin shendetesor kudo ne Kosove, e poashtu edhe mediat, qe ta respektojne privatesine e pacienteve pa marr parasysh kush jane ata. Publikimi pa autorizim i fotografive te pacienteve (pa marre parasysh qellimin), cilesohet si shkelje flagrante e te drejtave te tyre dhe nje sjellje aspak profesionale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Lajme

Enver Hasani tregon skenarët në rast mos certifikimit të Kurtit: Mund të bëhet kryeministër, por pastaj ndodhë kjo

Lajme

Ky është kandidati i PDK-së që nuk mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit