Sport

U ndëshkua me karton të kuq ndaj Cadiz, ky është vendimi për Koemanin!

Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka vendosur dy ndeshje pezullimi ndaj trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq drejtpërdrejtë në fund të ndeshjes të së enjtes kundër Cadiz që u mbyll 0-0.

Një ndeshje moslojë ka marr Frankie De Jong , i cili mori dy kartonë të verdhë në të njëjtën ndeshje.

Konkurrenca i ka hedhur poshtë ankesat e Barcelonës për trajnerin, De Jongun dhe kapitenin Sergio Busquets, i cili mori karton të verdhë pasi goditi një top pasi ishin dy të tillë në fushë.

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë këtë fillim, ku posti i trajnerit Ronald Koeman është duke u lëkundur dukshëm.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf