Show Bizz

U ndanë pas 13 vitesh bashkë, Nora Istrefi padit Robert Berishën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nora dorëzon kërkesën për divorc dhe ngreh padi për Robertin.

Nora ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robertin, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore.

Insajderi ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, ka thënë ky burim.

Ky burim ka thënë se çifti i famshëm i showbizit ka më shumë se një vit që nuk kanë bashkë.

E pyetur në qershor të këtij viti ajo ishte shprehur se janë më se të dashuruar.

“Ne vazhdojmë me qenë të dashuruar, me qenë prindër dhe bashkë të lumtur”, ka thënë Nora.

Edhe pse kanë 13 vite së bashku, fundi i këtij rrugëtimi nuk ishte i paraparë të ndodhte në këtë vit. Në vitin 2014 në një emision Roberti i kishte thënë asaj ‘mu ke bo si motër’, ndërsa përgjigjja e saj ishte ‘Si motër shpirt a, ani kur dush e kryjmë këtë far pune’.

Gjatë prezencës së Robertit në ‘Dance With Me’, u vërejt edhe mungesa e suportit të kësaj të fundit ku u arsyetua se ajo programin e konsideron si biznes, shkruan Insajderi.

“Nora e sheh garën e tij në DWM, e përcjell, por nuk më poston mua, nuk e poston Renen, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo, Instagramin e ka thjesht për biznes”, – tha Roberti.

Duket se dyshja përpos biznesit me rrjete sociale e kishin edhe me realizimin e këngëve ku dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Të zhveshur e me skena erotike ata publikuan dy këngë në vitin 2014 e 2017, të titulluara ‘Baby jem’ dhe ‘Ska inat’.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto