.
Lajme

U mbajt peng një javë, kryebashkiaku ukrainas tregon çka u pyet nga rusët

Një kryetar bashkie në Ukrainë ka përshkruar përvojën e tij të marrjes në pyetje për gati një javë nga forcat ruse.

“Ishin gjashtë ditë të rrezikshme sepse e kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve të tjerë nuk vlenin aspak”, tha për Reuters, Ivan Fedorov, kryetar i bashkisë së Melitopolit.

Ai u rrëmbye më 11 mars pasi rusët pushtuan Melitopolin dhe më vonë u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.

Fedorov tha se nuk u torturua fizikisht por ‘psikologjikisht’ pasi deri në shtatë ushtarë e merrnin në pyetje “natën rreth katër ose pesë orë”.
“Ushtarët rusë menduan se do të mirëpriteshin dhe kur kjo nuk ndodhi, ata ishin shumë, shumë të zemëruar”, shpjegoi ai.

Fedorov, i cili tani është në Romë, tha se mbetet në kontakt të rregullt me njerëzit në Melitopol.

Ai në fundjavë u takua me Papa Françeskun, të cilin tha se e ftoi të vizitonte Ukrainën sepse sipas tij “ndoshta ai mund ta ndalojë këtë Iuftë”.

Related posts
Lajme

KEDS njofton se kush mbetet nesër pa energji elektrike deri në 7 orë

Lajme

Pronari i një restoranti e ndjek me thikë klientin në Sarandë

Lajme

Mehaj e Kurti organizojnë ndejë në Jezerc për nder të mërgimtarëve

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes profesori i njohur kosovar