Sport

U largua nga Drenica, Rapo drejt skuadrës së njohur në Shqipëri

Kukësi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Donald Rapon.

Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë klubit pohojnë se midis palëve ka pasur bisedime intensive gjatë këtyre ditëve dhe kanë rënë parimisht dakord që të vijojnë bashkëpunimin.

Rapo e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur në disa ekipe, ku më së shumti ka dhënë kontribut për skuadrën e Luftëtarit, aty ku militoi për pesë sezone dhe më pas u afrua në radhët e ekipit të Laçit në Superiore.

Në merkaton e janarit mbrojtësi shkoi në Kosovë për të luajtur me ekipin e Drenicës, por aventura zgjati vetëm 6 muaj. 30-vjeçari shihet si një lojtar që do të sjellë eksperiencë në ekipin verilindor, ndërkohë që kanë mbetur vetëm detajet e fundit për të mbyllur gjithçka.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Rapo është një lojtar që më së shumti luan në mbrojtje, por në varësi të nevojave që ka skuadra përshtatet mjaft mirë edhe në mesin e fushës.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!