Sport

U largua ditën e fundit nga Barcelona, futbollisti akuzon drejtuesit: Më shiten pa dëshirën time!

Barcelona largoi disa futbollistë nga ekipi gjatë afatit kalimtar veror.

Njëri nga të larguarit ishte edhe Emerson Royal, i cili u transferua te Tottenham Hotspur, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësi brazilian u ble dhe u shit nga katalunasit gjatë kësaj merkatoje.

Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Marca’, Emerson u shpreh se Barça e shiti kundër vullnetit të tij.

“Kur mbërrita isha i sigurt se Barcelona nuk donte të më shiste, por duke parë atë që ndodhi e kuptova se më kishin afruar për të më shitur. Takova drejtuesit e klubit. Ata filluan të më thonë se situata e klubit nuk ishte e mirë, se po kalonin një kohë të vështirë dhe se ishte më mirë për të ta shisnin”, tha fillimit ai.

“Unë jam i zgjuar dhe erdhi një kohë kur kuptova se ata po më thoshin të thonin të largohesha. Ata po më nxirrnin jashtë me fjalë shumë të mira’’, tha Emerson.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti