Sport

U hodh shorti për Ligën U16 të femrave

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për Ligën U16 në konkurrencën e femrave, e ku krahas përfaqësuesve të klubeve të pranishme ishin kryetarja e Komisionit për Futbollin e Femrave, Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Uka – Gashi.

Me këtë rast, Vjollca Krasniqi uroi klubet për një edicion të mbarë, teksa kërkoi një organizim edhe më të mirë të klubeve për kampionatin e ri.

Sivjet në këtë ligë do të garojnë 10 ekipe, pasi për herë të parë janë përfshirë tri klube të reja: Presingu, Shqiponja dhe Kijeva, derisa Mitrovica ka vendosur të tërhiqet nga liga këtë edicion në mënyrë që ekipi të përgatitet më mirë dhe të ketë përvojën e duhur. Kampionati i ri në Ligën U16 do të nisë më 6 shtator.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të takohen:

Malisheva – Vizioni
Dukagjini – Bazeli 2015
Presingu – Shqiponja
Kijeva – Llapi
Intelektualet – Kosova (P)

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv