Lajme

U gjet i vetëvarur në dhomë, dyshohet se 13-vjeçari humbi jetën prej Tik Tok-ut

13 vjeçari nga Golemi i Lushnjes, i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një video në Tik Tok.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve. /.gazetaexpress.com

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *