Sport

‘Tysoni Shqiptar’ po rikthehet në ring

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

“Tysoni Shqiptar”, Nuri Seferi, do të filloj vitin 2020 me një ndeshje në Hamburg të Gjermanisë edhe atë me 18 janar.

Kundërshtari ende nuk është caktuar mirëpo Seferi po vazhdon me përgatitjet e tija maksimale që të del nga kjo përballje fitimtar.

Ai njoftoi se përgatitjet i ka zhvilluar kryesisht në Zvicër dhe në Gjermani, kurse nga sot ai do të vazhdojë stërvitjet tek trajneri i tij Bulent Bashar.

Ndryshe, ndeshja në fjalë do të jetë 8 raunde.

Cekim se Nuri Seferi më 20 dhjetor duhej të ndeshej në Poloni kundër polakut, Cieslak, por e njëjta u anulua në minutën e fundit pasi ky i fundit kishte marrë një ofertë në Afrikë për të boksuar për kampion Bote në versionin WBC.

Seferi për këtë ndeshje kishte shprehur ndjesë të madhe ndaj tifozëve dhe iu kishte premtuar se më 18 janar do të ngjitet sërish në ring, premtim ky që ai e mbajti.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv