Sport

Tyson tregon pse e kishte grushtuar një person gjatë qëndrimit në burg

Mike Tyson, boksieri legjendar ka qenë i dënuar me 6 vite burg shkaku i një akuze për përdhunim

Tyson tani 53 vjeçar ka kujtuar kohën kur e kishte grushtuar dikë në burg pasi nuk kishte mundur ta duronte atë se çfarë ia kishte thënë, shkruan Reporteri.net

“Vetëm një herë m’u desh ta grushtoja dikë në burg. Dikush tha diçka dhe unë vetëm iu afrova dhe e godita. Na mbyllën për ca kohë dhe ishte thjesht diçka që më kishte irrituar dhe kisha shkuar për ta goditur,” ka thënë Tyson.

53 vjeçari tutje ka thënë se asnjëherë nuk e ka përdhunuar Desirre ëashington, por e dinte se gjykata do ta shpallte fajtor.

“Unë e dija që isha i pafajshëm. E dija nga procedurat gjyqësore dhe nga ajo që po ndodhte, por e dija edhe se do të shpallesha fajtor. E dija mentalitetin e gjykatës dhe mentalitetin e prokurorit,”.

Ndryshe, pasi kishte dalur nga burgu Tyson u rikthye në botën e boksit ku fitoi titujt në kategoritë e peshave të rënda.

Postime të ngjajshme
Sport

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane

Sport

E mërkura e pasur me futboll, vëmendja në Premierligë

Sport

Drita – Gjilani edhe më herët ishte luajtur pa shikues, ja kush kishte triumfuar

Sport

Bllokohet shitja e Newcastle, kjo është arsyeja