Sport

Tyson Fury më në fund i përgjigjet teorisë së Deontay Wilderit për mashtrim në rimeçin mes tyre

Tyson Fury ka thënë se Deontay Wilder ka humbur kujtesën e tij, pasi ky i fundit e akuzoi për mashtrim në rimeçin që u zhvillua në muajin shkurt të këtij viti.

The Gypsy King e kishte nokautuar Bronze Bomberin në raundin e shtatë në Las Vegas, për t’i marrë kështu titullin WBC në peshat e rënda.

Wilder kishte akuzuar pak ditë m parë Furyn se kishte futur diçka të fortë në dorëzat e tij, duke i qarë veshin, e më pas është rikthyer te kostumi i tij i rëndë, me të cilin po futej në ring.

Amerikani kishte shkuar aq larg, duke thënë edhe se britaniku ishte ndihmuar nga trajneri i tij, që e hodhi peshqirin në ring, për të ndaluar meçin.

Por, Fury i është kundërpërgjigjur duke thënë: “Mendoj se ai e ka humbur kujtesën e tij”.

“Fillimisht, ai tha se kishte lëndim në biceps, më pas trajneri i tij kaloi në anën tonë, pastaj tha se gjyqtari ishte kundër tij, kisha kostumin e rëndë”.

“A ju duket se ai po flet gjëra koti, si mund të akuzosh kostumin, trajnerin tuaj apo gjyqtarin, kjo është e kot”, ka shtuar më tej Fury.

Postime të ngjajshme
Sport

Po bënë historinë me Ballkanin, Mirlind Daku tregon çelësin e suksesit

Sport

Zyrtare: Finalja e kompeticionit të madh evropian do të zhvillohet në 'Air Albania'

Sport

Pele shkruan postim zemërthyes një javë pas vdekjes së Maradonës

Sport

Kundërshtarët jo se jo, por as në stërvitje nuk po mundin ta ndalin Almir Kryeziun