Sport

Turqi – Kroaci, ky është futbollisti që luajti me koronavirus

Një lajm që ka nisur të bëjë bujë ditën e sotme vjen nga Federata Kroate e futbollit, që ka njoftuar së fundmi se një lojtar i tyre, Domagoj Vida ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Deri këtu gjithçka në rregull, por më skandalozja është se pavarësisht se ishte me Koronavirus, lojtari ishte në fushë në ndeshjen miqësore të luajtur ndaj Turqisë. Federata kroate ka njoftuar se ka marrë përgjigjet e testeve të kryera së fundmi, na ku është zbuluar se mbrojtësi është pozitiv me Koronavirus.

Vida u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, por rreziku që ai ta ketë transmetuar virusin tek të tjerët është i madh, për shkak të kontakteve që mund të ketë pasur në fushë me kundërshtarët apo edhe shokët e skuadrës. Madje ai kishte edhe shiritin e kapitenit, duke u takuar në fillim të ndeshjes me gjyqtarët dhe kapitenin kundërshtar.

Ditën e nesërme do të ketë të reja të tjera nga kjo dhe çfarë do të vendoset, për këtë, që padyshim është një skandal në periudhën ku ndodhemi.

Postime të ngjajshme
Sport

Humbja ka ndikuar tek Gjilani, mbledhje emergjente për të ardhmen e trajnerit dhe gjithçka tjetër

Sport

Zbulohet detaji tronditës për vdekjen e Maradonës

Sport

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Sport

Llapi në pozitë të vështirë, ish-ndihmësi i Tahir Batatinës gati ta mbyllë vjeshtën si lider i Ligës së Parë