
Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit që sulmoi turistët spanjollë, mund të konsiderohet “tradhtari” më i madh i Shqipërisë, pasi goditi keq interesin dhe imazhin e shtetit.
Veprimi i tij shtazarak nuk mbeti vetëm në mediat shqipfolëse, por u bë virale edhe në media të huaja, disa edhe rusishtfolëse, shkruan Reporteri.net.
Kokëdhima u bë hit edhe në Twitter, ku shumë turistë kanë ripublikuar “reviews” të lokalit të tij, ku shumica ishin të këqija.
Bien në sy edhe reagimet e disa spanjollëve, të cilët merren me njeriun që sulmoi bashkëkombasit e tyre që po qëndronin në Shqipëri.
Sidoqoftë, deri tani, mediat prestigjioze akoma nuk kanë publikuar ndonjë lajm për këtë ngjarje, e cila do të ishte goditja fatale ndaj turizmit shqiptar.
Ndërkohë, Gjykata e Vlorës sot ka vendosur që ta çojë në paraburgim Kokëdhimën, si të dyshuar për sulm e kërcënim.