Lajme

Trump për vaksinën e dytë: Këto zbulime ndodhën në kohën time, do t’i japin fund Murtajës së Kinës

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka reaguar për vaksinën e dytë të koronavirusit, për të cilën kompania Moderna njoftoi sot se është 94.5% efektive.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka thënë se këto zbulime, që konsideron se ndodhën gjatë mandatit të tij, do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç i referohet ai koroanvirusit.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!”, ka shkruar Trump.

Kompania amerikane, Moderna sot ka njoftuar se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati pothuajse 95% efektive.

Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin se zbulimet e tyre mund t’i japin fund pandemisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Sot do të nis faza e dytë e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave

Lajme

Sot mbahet Ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së)

Lajme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për votimin e disa projektligjeve

Lajme

20 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së