Lajme

Trump nuk dorëzohet: Unë fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme

Presidenti Donald Trump ka vijuar me akuzat e tij për mashtrimet elektorale gjatë procesit të zgjedhjeve.

Ai shkruan në Tëitter se “mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit”

“Unë fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme” deklaron Trump.

Sipas tij, procesi ka pasur parregullsi dhe për këtë arsye nuk janë lejuar mbikëqyrësit e partisë Republikane.

Ndër të tjera ai shprehet se miliona qytetarë kanë marrë aplikimin për votat me postë ndërkohë që kjo gjë nuk është kërkuar prej tyre.

Presidenti nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka hedhur hije të forta dyshimi mbi votat e dërguara me postë, ndërsa stafi i tij elektoral ka deklaruar se do e luftojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.

Postime të ngjajshme
Lajme

E rëndë/ I riu kosovar me vajzën 6 muajshe, vdesin në një aksident në Gjermani

Lajme

Bekim Jashari e falënderon Vjosa Osmanin për titullin që i ndau mixhës Rifat

Lajme

Armend Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale, vendimi të hënën

Lajme

Ky veprim i nxënësve ulqinakë po çmend malazezēt