Lajme

Trump merr tjetër goditje

Përpjekjet e Donald Trump-it për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA morën një tjetër goditje në Michigan, ligjvënësit e të cilit e bënë të qartë se nuk do ta ndryshojnë triumfin e projektuar të demokratit Joe Biden në këtë shtet.“Ne ende nuk jemi vënë në dijeni për ndonjë informacion që do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve në Miçigan dhe, si udhëheqës legjislativë, do të ndjekim ligjin dhe procesin normal në lidhje me elektorët e Miçiganit,” thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit të Miçiganit Mike Shirkey dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Lee Chatfield.


Pas dështimit me disa sfida në gjykatë kundër fitores së Bidenit duke vënë në dyshim ligjshmërinë e votave të numëruara, presidenti dhe këshilltarët e tij ligjorë po lidhen drejtpërdrejt me udhëheqësit legjislativë republikanë të shtetit, për të parë nëse ata janë të gatshëm të ndërmarrin hapa për të ndryshuar vullnetin e votuesve. Takimi duket se ishte pjesë e fushatës së pazakontë paszgjedhore të Presidentit Trump për të bllokuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden në Miçigan dhe në shtetet e tjera fushë-betejë, me synim përmbysjen e rezultateve zgjedhore në mbarë vendin.

Biden e fitoi Miçiganin me 154,000 vota më shumë, por ky shtet ende nuk i ka certifikuar rezultatet.Top Channel

Postime të ngjajshme
Lajme

Hoti njofton se kur do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Lajme

Biznesi i Haxhi Avdylit përfiton subvencione nga VV’ja në Prizren

Lajme

Opinion nga studenti nga pikpamja e tij për debatet telivizive politike

Lajme

Lajm i mirë: Mblidhen 100 mijë euro për shërimin e të riut nga Suhareka