Lajme

Trump lëshon një deklaratë për dialogun Kosovë – Serbi

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizitën e të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë. Trump thotë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit ekonomik.

Trump thotë se marrëveshjet e ndërmjetësuar nga administrata e tij janë historike dhe nuk duhet të braktisen.

“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës ka kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, thotë Trump në deklaratën e publikuar nga Taylor Budowich, drejtor për komunikim i Trumpit.

Tutje, Presidenti i 45-të i SHBA-së thotë se Richard Grenell e vizitoi kufirin Kosovë – Serbi pikërisht për ta theksuar këtë marrëveshje. Ai thotë se normalizimi mes të dy vendeve është i mundur, por shton se kjo kërkon përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur.

“Sot, i Dërguari im Ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, thuhet në deklaratën e Donald Trump.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *