Lajme

Trump, i ka anuluar bisedimet sekrete të paqes me talibanët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se i ka anuluar bisedimet sekrete të paqes me liderët e talibanëve pasi ky grup e mori përgjegjësinë për një sulm në Kabul të Afganistanit. Në mesin e 11 viktimave të këtij sulmi ishte edhe një ushtar amerikan.

Ai tha në Twitter se liderët talibanë do të takoheshin me të për bisedime të paqes në kampin “David” në Shtetet e Bashkuara të dielën, por i anuloi ato pasi talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin afgan, Kabul.

“Nëse ata nuk mund të pajtohen për një armëpushim gjatë këtyre bisedimeve shumë të rëndësishme të paqes dhe madje i vrasin 12 persona, atëherë ndoshta nuk e kanë fuqinë për të biseduar rreth një marrëveshjeje kuptimplote”, shkroi Trump në Twitter të shtunën.

Sulmi i talibanëve, të cilit iu referua presidenti Trump, ndodhi të enjten, kur një veturë bombë shpërtheu në Shash Darak të Kabulit, ku ka shumë seli të rëndësishme, përfshirë Drejtorinë Kombëtare të Sigurisë dhe Shërbimin Afgan të Inteligjencës.

Vrasja e ushtarit amerikan e çoi në 16 numrin e pjesëtarëve të vrarë të personelit amerikan në Afganistan këtë vit, shkruan “The Guardian”. /Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat