Lajme

Trump e pranon se Biden ka fituar

Presidenti amerikan Donald Trump e pranon për herë të parë fitoren e kandidatit demokrat Joe Bidenit.

Ai me anë të një shkrimi në Twitter potencon që zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar.

“Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump, përcjell Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presideniale të 3 nëntorit.

Ai edhe më herët pati hedhur akuza për mashtrim, derisa pretendonte se shumë prej votave në kuadër të tij ishin “zhdukur”.

Akuzat për mashtrimin e zgjedhjeve u demantuan së fundmi nga zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane.

Sipas komitetit ende nuk kishte prova që ndonjë sistem kishte fshirë ose edhe ndryshuar votat.

Fitorja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane u projektua nga rrjetet televizive amerikane. Aktualisht Biden qëndron me 306 vota elektorale, derisa Trump posedon 232 sosh.

Postime të ngjajshme
Lajme

Lajm i mirë: Mblidhen 100 mijë euro për shërimin e të riut nga Suhareka

Lajme

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Lajme

Humb betejën me COVID-19, mjeku i njohur kosovar

Lajme

Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti