Sport

Tronditet Franca: Sulmuesi i ekipit francez sulmohet nga një grua, rrezikon të humbë shikimin

Një grua është arrestuar pas një sulmi të tmerrshëm ndaj sulmuesit të klubit francez, Lorient, Yoane Wissa në shtëpinë e tij.

24-vjeçari iu nënshtrua një operacioni urgjent pas sulmit, i cili kishte pësuar dëmtim serioz në sytë e tij, raporton L’Equipe, përcjell Demokracia.com.

Sipas gazetës së madhe franceze, pretendohet se gruaja në fjalë, e cila gjithashtu dyshohet për rrëmbimin e një foshnjeje u paraqit në shtëpinë e Wissa të enjten e kaluar duke kërkuar autografin e tij për djalin e saj.

Wissa me kënaqësi e vuri autografin e tij, megjithatë e njëjta grua thuhet se u kthye në mesnatë dhe dyshohet se hyri në shtëpinë e tij pa leje.

Kur u përball me zonjën, Wissa thuhet se i ishte hedhur një lloj lëngu që digjej në fytyrë.

Pas incidenteti, Lorient dënoi aktin e dhunës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë