Sport

Tronditëse, futbollisti i skuadrës angleze diagnostikohet me kancer

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ditën e sotme skuadra angleze, Hull City ka dhënë një lajm të trishtueshëm.

Ata kanë konfirmuar se mbrojtësi i tyre Angus MacDonald është diagnostikuar me kancer të zorrëve.

“Hull janë të trishtuar të iu njoftojnë se Angus MacDonald është diagnostikuar në fazat e hershme të kancerit të zorrëve,” thuhet në njoftimin e klubit anglez.Pas postimit të klubit do të ishte vet mbrojtësi që do ta konfirmonte këtë gjë me anë të një postimi në Instagram.

“Kam marrë një lajm me të vërtetë tronditës, por jam i bekuar që kam një familje të mrekullueshme dhe miq fantastik që do më mbështesin”.“Jam duke kaluar një sfidë, dhe unë do të jem i gatshëm për të luftuar”.MacDonald iu bashkua Hull Cityt në janar të vitit 2018 nga Barnsley, skuadër në të cilën ai ishte kapiten.

Mbrojtësi 26 vjeçar ka bërë vetëm tre paraqitje me Hull Cityn edicionin e kaluar, derisa për herë të fundit në fushë u shfaq kundër Derbyt në gusht të këtij viti në kuadër të Carabao Cup.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv