Blic Plus

Tronditën botën: Dy kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin, por e pësojnë keq nga ky vendim i tyre

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deri në pesë vite burg rrezikojnë dy kushërinj të parë, të cilët janë martuar së bashku dhe tani presin edhe fëmijën e tyre të parë.

Bëhet fjalë për Michael Lee dhe Angela Paine, të cilët shprehen se që në adoleshencë janë tërhequr ndaj njëri- tjetrit.

Ata vendosën të mos e mbanin të fshehtë dashurinë e tyre, ndaj e bënë zyrtare duke e kurorëzuar me martesë.

Në Utah (Juta) të Shteteve të Bashkuara, ka sanksione të veçanta të cilat ndalojnë në mënyrë kategorike incestin (marrëdhëniet intime brenda familjes).

Në këtë vend ky veprim ndalohet me pesë vite burg të shoqëruar me një gjobë prej 10 mijë dollarësh amerikan.

Të dy kushërinjtë duke e ditur q u larguan në drejtim të Kolorado-s dhe aty kurorëzuan dashurinë e tyre. Pasi kaluan disa kohë ata menduan se tani situata e tyre nuk do të përbënte më problem dhe vendosën që të riktheheshin në vendlindje, në Utah.

Pikërisht këtu lindën dhe problemet ndaj tyre, pasi autoritetet atje e konsiderojnë krim incestin, për më tepër tani që Angela ka mbetur shtatzënë.

Çifti pretendon se gjatë kësaj kohe kanë kryer teste gjaku për të parë nëse gruaja mund të ketë një fëmijë të shëndetshëm dhe cilat janë shanset për të pasur një fëmijë me nevoja të veçanta apo me probleme të tjera.

“Ne i bëmë të gjitha testet e nevojshme gjenetike për të parë nëse mund të kishim një fëmijë pa probleme”, u shpreh Michael.

Fëmija që pritet të sillet në jetë mund të rritet nga gjyshërit, pasi prindërit e fëmijës rrezikojnë seriozisht burgun.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën