Sport

Tri vjet pa legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

Sot mbushen tri vjet që kur nga jeta u nda legjenda shqiptare e futbollit Fadil Vokrri.

figure>

Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe më i merituari për formimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Fadil Vokrri kishte qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në atë kohë, dhe menjëherë pas votimit ishte shprehur shumë i emocionuar nga kjo arritje.

“Jam shumë i prekur. Ju falënderoj para së gjithash në emër të lojtarëve të rinj të vendit tim për këtë vendim. Kjo është një ditë historike për ne”, kishte thënë Vokrri, pasi 28 anëtare të UEFA-s votuan pro, 24 kundër, ndërsa dy vota kishin qenë të pavlefshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur