.
Sport

Tri super sfida zhvillohen sot në Superligë

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 24-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas disa ndeshjeve në fundjavë, kjo xhiro e Superligës së Kosovës është e paraparë të zhvillohet në mesjavë.

Megjithatë, interesimi për t’i parë këto ndeshje pritet të jetë i njëjtë, pasi kampionati veçse ka hyrë në një fazë shumë interesante.

Lideri aktual, Ballkani është mysafir i Malishevës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në mes të rivalëve të ‘mbijetesës’, ku Ulpiana pret në “Sami Kelmendi” Dukagjinin.

Takimi i fundit është mes dy rivalëve të mëdhenj të dekadës së fundit, me Feronikelin që pret Prishtinën, por që të dy ekipet janë larg synimeve këtë sezon.

Të gjitha ndeshjet janë të parapara të fillojnë nga ora 13:00.

Related posts
Sport

Lajmi i fundit: Florim Zuka jep dorëheqje nga Gjilani

Sport

Gjilani dhe Llapi, kërkojnë kualifikimin në raundin e dytë në Ligën e Konferencës

Sport

Zbulohet data se kur do të përballet Drita me Antwerp

Sport

Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit