Sport

Tri raste me COVID-19, takimi i së martës në Ligën e Kombeve në dyshim

Takimi që pritet të zhvillohet të martën në kuadër të Ligës së Kombeve ndërmjet Zvicrës dhe Ukrainës rrezikon të mos luhet, raporton “Zeri.info”.

Federata e Futbollit në Ukrainë ka njoftuar se tre futbollistët e saj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus mëngjesit e ditës së hënë.

Bëhet fjalë për lojtarët Eduard Sobol, Dmytro Riznyk dhe Yevhen Makarenko, të cilët kanë dalë pozitivë në testimin për COVID-19.

Për fatin e këtij takimi do të vendosin autoritet zvicerane.

Në fakt, kjo nuk do të ishte ndeshja e parë e anuluar në Ligën e Kombeve, pasi që përballja Norvegji – Rumani është anuluar për shkak të disa rasteve me virusin që ka “kapluar” botën. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Intervistë ekskluzive me yllin e skuadrës së Arbërisë

Sport

Diplomati serb frikësohet nga lista e publikuar e kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA’së, Joe Biden

Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Prishtina & Trepça ’89 – Besa

Sport

Feronikeli pretendon se FFK-ja në krye me Agim Ademin po i favorizon ekipet e Gjilanit