Sport

Tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës do të transmetohen në këtë televizion

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës do të rikthehet në mesditën e sotme me tri ndeshje tejet interesante.

Padyshim, ndeshja më interesante sot do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton “Zeri.info”.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita do të jetë nikoqire e Llapit të Tahir Batatinës.

Ndërkaq, nënkampioni vjeshtor, Ballkani përballet me Besën e Pejës në “Tahir Vokshi”, duke kërkuar një fillim të mbarë në kampionat.

Dhe për fund, FC Prishtina dhe Drenica do të jetë dueli i tretë i ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Tri ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 19-të në Superligë dhe luhen nga ora 13:00.

Ndryshe, këto përballje do të transmetohen në “ArtMotion”.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 2-0 Llapi, rastet dhe golat nga kjo ndeshje

Sport

Zyrtare: Ish-trajneri i Vëllaznimit merr drejtimin e Prishtinës

Sport

Morina i gëzohet pikës së fituar në Gjilan

Sport

Batatina: Ne e mundëm vetën, nuk na mposhti Prishtina