Sport

Tri humbje radhazi, shpërthen nënkryetari i KF Llapit: Kemi zgjedhur futbollistë për manekena, jo për futboll

Nënkryetarit të KF Llapit, Amrush Batatinës, duket se nuk i kanë pëlqyer fare transferimet e klubit gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Gazeta Metro.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina nuk e ka nisu aspak mirë sezonin e ri (2020/21) në Superligën e Kosovës, duke mos grumbulluar asnjë pikë deri më tani.

Llapjanët deri më tani kanë zhvilluar tri ndeshje dhe në të trija ndeshjet kanë pësuar humbje. Llapi është mposhtur nga Gjilani, Trepça ’89 dhe sot nga Ballkani.

Humbja e sotme që ishte e treta radhazi dhe përforcimet e verës duket se kanë nervozuar nënkryetarin e KF Llapit, Amrush Batatinën, i cili në një faqe në ‘Facebook’ la këtë koment: “Problemi qendron Te mos Pergaditje Fizike Eshte 0 se Lojtaret I kemi zgjedhe per Manekena jo per Fudboll”.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës