
Barcelona duket se është vendosur sa i përket asaj se kush do të jetë numri 9 për pjesën e mbetur të sezonit.








































Pas shumë zërave që lidhnin ‘Blaugranat’ me Alvaro Morata, tashmë vëmendja duket se është kthyer kah Pierre Emerick Aubameyang.
Sipas Ferran Martinez, Barcelona e ka kthyer në prioritet çështjen e Aubameyang, tani kur kanë mbetur tri ditë nga fundi i merkatos, përcjell lajmi.net.




















































Katalanët thuhet të kenë avancuar në bisedimet për transferimin e yllit të Arsenal.
Operacioni Morata ishte i vështirë dhe situata e Aubameyang tek Arsenal i shkoi në favor Barcelonës.




















































Gjasat janë të mëdha që një marrëveshje mes Barcës dhe Arsenal të mbyllet para fundit të merkatos.