Lajme

Tri aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë: Përfshihen 12 vetura

Tri aksidente të ndara kanë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në distancë brenda një kilometri, ku kanë qenë të përfshira dymbëdhjetë vetura.

figure>

Lajmi për Demokracia.com është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se ka edhe persona të lënduar.

“Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar”, ka thënë ai.

Bajrami për Demokracia.com ka bërë të ditur se numri i personave të lënduar do të bëhet i ditur më vonë.

Ndërkohë, vlen të theksohet se ditëve të fundit ka pasur rritje të aksidenteve të trafikut në vend, ndërsa fatkeqësisht, pati edhe viktima.

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti për dy ditët në vijim

Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël