Sport

Trepçës nuk i ndahen problemet, largohet sponzori i klubit dhe paralajmëron të mos e përdorin emrin e tyre!

Skuadrat kosovare kanë nevojë më shumë se kurrë që të përkrahen nga kompani të ndryshme në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Edhe përkundër që ka shumë kompani e klube me vullnet të mirë dhe interes reciprok, që bëjnë një gjë gë tillë, disa skuadra sportive, e në këtë rast të futbollit, ende kanë qasje jo profesionale në organizimin e tyre.

Kompania NARTEL, që deri tash ishte sponsor i klubit të futbollit Trepça nga Mitrovica, nga dita e premte (20.11.2020), e ka nderprerë përkrahjen financiare ndaj këtij klubi, shkruan Gazetasheshi.com.

Kompania “Nartel” e kishte ndihmuar njërën prej skuadrave më të trofeshme në futbollin kosovar që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani, me mjete financiare dhe paisje sportive.

Arsyet e këtij “divorci”, sipas kompanisë “Nartel”, janë organizimi i dobët i brendshëm i klubit.

Ajo pretendon se kryetari i klubit dhe trajnerët e kësaj skuadre bëjnë padrejtësi ndaj lojtarëve në përzgjedhjen e tyre në formacionin e parë, si dhe në moskryerjen e obligimeve financiare ndaj lojtarëve për muaj të tërë.

“Andaj klubet të cilat shkelin të drejtat e lojtarëve, kompania “NARTEL” nuk është e interesuar që t’i përkrah financiarisht as tani e as në të ardhmen. Paraqitja e këtij klubi në publik me logo të “NARTEL” do të jetë ilegale”, thuhet në komunikatën për media të kompanisë “NARTEL”.

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica