Sport

Trepça’89 “shpërthen” me akuza: Me keqardhje, por krejt ky kampionat është i kurdisur

Trepça’89 nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Mitrovicasit në ndeshjen e barazhit u mposhtën nga Dukagjini pas ekzekutimit të penalltive.

Klubi mitrovicas përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook akuzuan rëndë FFK-në teksa thanë se i gjithë ky kampionat është i kurdisur.

Ata përmendën edhe disa raste diskutabile në ndeshjen e sotme duke pretenduar se u dëmtuan nga gjyqtari i ndeshjes.

Postimi nga Trepça’89

Paturpesia e strukturave te FFKsë shkeli mi djersën e lojtarëve te Tepçes 89 ! Sot sikur edhe disa here më parë ishim te demtuar ne dy situata , minuta e 20 ne situate te volitshme per gol , ngritet flamuri per situate jashte loje ! Gjirimet tregojne se nuk ishte ofsajt ( prove eshte gjirimi)! Dhe ne situaten e dyte kah fundi i lojes ishte nderhyrje per penalti e cila nuk u akordua ! Gjirimi si prove tregon te kunderten ! Arbitrit me stem te FIFA-se duhet ti vije turp por ai ka ardhur me direktiva nga kreu i FFK-se e qka presim me mire kur kreu i FFK-se eshte i akuzuar per HARAQE !
KJO ESHTE KOSOVA JONE !
Me keqardhje por krejt ky kampionat eshte i kurdisur !
Kjo nuk ka ndodhe pa dijenine e FFKsë , meq nuk kemi ku te ankohemi ne vendin tonë atehere na mbetet te ankohemi ne organet e UEFA-se per paregullsine e kampionatit si dhe lidhjen e koalicioneve jo parimore në dëm të futbollit Kosovarë te cilin me mund te madhe e kemi ngritur aty ku eshte sot…

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë