Sport

Trepça – KEK-u, ky është rezultati i miqësores

Trepça ka zhvilluar një ndeshje miqësore me KEK-un, para fillimit të sezonit pranveror

Ndeshja e zhvilluar gjatë ditës së sotme është mbyllur me rezultat të barabartë prej 1 me 1, shkruan Gazetasheshi.com

Golin për ‘xehtarët’ e ka shënuar Daut Maxhuni. Ndërsa për ‘elektricistët’ realizator ka qenë Bler Thaçi.

Të dy trajnerët i kanë dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve që i kanë pasur në dispozicon.

Kjo ndeshje është zhvilluar në stadiumin “Xhevat Jusufi – Xheki”, në Mitrovicë.

Kujtojmë, Trepça sezonin vjeshtor e ka mbyllur në vendin e shtatë me 15 pikë në grupin A. Ndërsa, KEK-u në grupin B e ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e fundit me 12 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshjet e javës së 16-të në Grupin B të Ligës së Parë, Flamurtari - Ferizaj ndeshja kryesore

Sport

Llapi thumbon Ballkanin para përballjes në kampionat

Sport

Luhet në tri ditë të ndryshme, orari i xhiros së 22-të në Superligë

Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën