Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Trepça ’89 ka pranuar 4 oferta për sulmuesin Bismark Charles Sie. Sulmuesi nga Gana pritet të largohet në këtë afat kalimtar drejt Bullgarisë.

“Kemi marrë disa oferta nga disa ekipe, por më serioze vijnë nga dy klube nga Bullgaria. Jemi në negociata për ta shitur Bismarkun” shprehet presidenti Abedin Zeka për Indeksonline.

Bismark Sie u transferua te ekipi mitrovicas në verën e kaluar nga Vushtrria.

Në edicionin vjeshtor, 19-vjeçari shënoi 6 gola në Superligë.

Sulmuesi ganez nuk do të jetë i vetmi fubollist që do të shitet nga Trepça ’89 në këtë afat kalimtar.

Edhe mesfushori Milot Avdyli ka arritur marrëveshje me ekipin zviceran Aarau dhe gjatë kësaj jave pritet nënshkrimi i kontratës.

Ekipi mitrovicas gjatë viteve të fundit ka dhënë shembull në biznesin e transferimeve.

Vitin e kaluar e shiti sulmuesin Arb Manaj në Turqi te Ankara Keçiörengücü.

Ndërsa në vitin 2017, Florent Hasani ishte transferuar në Bullgari te Dyosgyor.

Postime të ngjajshme
Sport

Tjetër gol në ndeshjën, Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Ka gol në ndeshjën, Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Ky është rezultati momental në ndeshjet, Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli