Sport

Trepça ’89 përforcohet me mbrojtësin e njohur kosovar

Trepça ’89 përkundër largimeve duket se ka filluar të mendojë për përforcime në afatin kalimtar të verës.

“Minatorët” që nuk mbijetuan në elitën e futbollit kosovar kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të njohur kosovar, Samir Sahitit, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse klubi “xehetar” ende nuk ka bërë të ditur një gjë të tillë, është mbrojtësi mitrovicas, Sahiti që ka konfirmuar për Demokracia.com.

“Po, i jam bashkuar skuadrës së Trepçës ’89”, ka thënë shkurt ai.

Sahiti edicionet e fundit ishte pjesë e KF Trepçës.

89-shi nëndrejtimin e Shpëtim Idrizit do të kërkojë ngritjen sa më parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare