Sport

Trepça ’89 në aksion për ta pastruar stadiumin “Riza Lushta” në prag të takimit me Arbërinë

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë do të jetë arenë e takimit të nesërm (e hënë) ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë, shkruan “Zeri.info”.

Një ditë para kësaj ndeshje gjendja e fushës nuk është aspak e mirë për shkak të reshjeve të shumta të borës.

Trepça ’89 ka postuar një video në faqen zyrtare të klubit ku shihet teksa po përdorin makineritë për ta larguar borën nga terreni.

Përmes faqes zyrtare ka treguar se po bëhet punë e madhe për të larguar borën që ka rënë gjatë ditëve të fundit prej stadiumit ku do të luhet takimi.

VIDEO

https://www.facebook.com/watch/KFTrepca89/

Postime të ngjajshme
Sport

Luhet në tri ditë të ndryshme, orari i xhiros së 22-të në Superligë

Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën

Sport

Shorti i Europa League, kur dhe ku do të mbahet

Sport

Pasi mposhtën Dritën dhe Llapin, Adenis Shala ka disa fjalë edhe për Prishtinën