Sport

Trepça ’89 me telegram përkujtimi për familjen Muharremi

Skuadra e Trepçës ’89, ka përkujtuar ish futbollistin e tyre të ndjerë Fisnik Muharremin, shkruan BlicMedia.

Trepça ‘ 89 me këtë rast i ka dërguar një telegram përkujtimor familjes Muharremi.

Telegram përkujtimi
Për Familjen MUHARREMI Në nëntëvjetorin e ndarjes vetem fizike nga ne Përkujtojm ish-futbollistin tonë të ndjerin FISNIK MUHARREMI. Fisi na iku në ditët më të mira të rinisë së tij. Bashkëndjejmë dhimbjne me Familjen e Respektuar Muharremi, Ju e rritet një djalë të mirë i cili erdhi te ne në klub me një Kulturë Familjare e me atë Kulturë e Edukatë Fisi gjithmonë është treguar i afërt me bashkëlojtarët e Tij. Gjithmonë i buzëqeshur, i afërt dhe i dashur për secilin në klub. Asnjëher nuk ka qenë e mundur që Fisin ta shohësh nervoz, detyrat e Trejnerave i ka zbatuar me përpikshmëri. Do të përkujtojmë gjithmonë me dhimbjne por edhe me dashurinë që të kemi pasur afër për aq kohë sa ke qenë pjesë e KF Trepçës’89. Me shumë Dashuri e Respekt në emër të Kryesisë së KF Trepçës’89, Stafit të Trejnerëve, lojtarëve aktiv dhe ish-lojtarëve, gjeneratës të cilët kanë qenë pjesë e Minatorëve sëbashku me FISIN, Ju Familja Muharremi të bëheni të fortë dhe të ndiheni krenar.

Postime të ngjajshme
Sport

Arbnor Morina: Humbëm ndeshjen nga dy gabime

Sport

Nuhiu flet pas fitores ndaj Drenicës, ka disa fjalë për futbollistët e tij

Sport

Tahir Batatina: Iu kam thënë futbollistëve, nëse bijmë në Ligën e Parë…

Sport

Rezultatet e ditës në Ligën e Parë