Sport

Trepça ’89 me gjest të madh për lojtarin e tyre

Ardian Muja ka marrë dhuratën më të çmuar në jetë, pasi është bërë baba.

Futbollisti mitrovicas është bërë baba i një djali të vogël të cilin e kanë emëruar me ermin Mal, shkruan Gazeta Olle.

E për nder se Muja është bërë baba, klubi i Trepçës ’89 në krye me presidentin e saj Abedin Zeka, i ka bërë një befasi lojtarit të tyre.

I pari i ‘Minatorëve’ ka organizuar një drekë me gjithë futbollistët dhe stafin e skuadrës për t’i uruar mirëseardhje në këtë botë Mal Mujës.

Kjo ishte një befasi e këndshme nga klubi që sigurisht e ka bërë të lumtur edhe yllin e skuadrës Ardian Muja.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, Trepça ’89 ka marrë një fitore 4-0 ndaj Ferizajt duke siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero

Sport

Superliga Live: Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Trepça ’89 – Prishtina

Sport

Superliga Live: Trepça ’89 – Prishtina