Sport

Trepça ’89 humbi 5-0, ja kush i kishte fajet sipas trajnerit

Trepça ’89 humbi thellë në Podujevë nga Llapi, raporton Gazeta Olle.

Pas ndeshjes një prononcim për medie e dha edhe trajneri i mysafirëve, Shpëtim Idrizi.

Idrizi fajësoi mungesat e shumta për këtë humbje të thellë, teksa tha se Llapi i mori me meritë pikët.

“Të them të drejtën eshte hera e parë që e them këtë, por mungesa e lojtarëve e bëri të vetën pasi kishim disa mungesa për shkak të lëndimeve dhe kartonave”

“Llapi diti ta shfrytëzoj mungesën e lojtarëve tonë dhe me meritë i mori tre pikë”

“Pauza është e mirë për ekipen pasi do të rekuperohen shumica e lojtarëve”

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për mitrovicasit.

Postime të ngjajshme
Sport

Edukatë shembullore e skuadrës së Istogut

Sport

Flitej për Milanin, Liverpoolin e Dortmundin, por Rashica ....

Sport

PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin