Sport

Trepça ’89 e nis me ndryshime pjesën e dytë, ja çfarë po ndodh në kryeqytet!

Kampionati elitar mbyll siparin e xhiros së 13-të me dy ndeshje tejet interesante, raporton Gazetasheshi.com.

Prej orës 13:00, Prishtina e pret Trepçën ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa gjysmë ore më vonë në Suharekë nis takimi ndërmjet Ballkanit dhe Llapit.

Gazeta “Sheshi” do ju mbajë të informuar minutë pas minute dhe për çdo ndryshim nga këto dy sfida:

LIVE

Prishtina – Trepça ’89 2-1

– Starton pjesa e dytë!

  • Zëvendësim te Trepça ’89: Muhamed Darwish inkuadrohet në vend të Valon Dedija.

– Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ GOOOL… Sie Bismark (T’89) përfiton nga një pakujdesi e Leutrim Bekteshit dhe Eglant Haxhos dhe realizon me parabolë, 2-1.

+1 minutë shtesë!

32′ Zekirija Ramadani, kryetrajner i FC Prishtina ndëshkohet me karton të verdhë!

27′ GOOOL… Leutrim Kryeziu (Pri) e dërgon topin drejt rrjetës për ta dyfishuar epërsinë e kryeqytetasve, 2-0.

17′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan nga goditja e dënimit, por pret Prince Marley.

16′ Mashau (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

12′ GOOOL… Sabien Lilaj (Pri) e dërgon topin drejt rrjetës nga penaltia, 1-0.

11′ Rilind Nimani (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

11′ Rilind Nimani (T’89) luan brenda zonës me dorë dhe gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu akordon penalti.

10′ Gauthier Mankenda (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Trepça ’89: Prince; Kaçar, Mashau, Berisha, Dedia, Jashari, Nimani, Arb.Muja, Shala, Ard.Muja, Bismark. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Bujar Selimaj, Fatlum Jashari, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë

Ballkani – Llapi 2-0

23′ GOOOL… Ermal Krasniqi (Ball) përfiton në maksimum nga një pasim i Blendi Baftiut dhe realizon brenda zonës për 2-0.

18′ Ermal Krasniqi (Ball) i vetëm me ‘gardianin’ Stefan Hoffman humbet betejën, pasi që ‘gardiani’ afrikan e pret goditjen e tij.

17′ Elvis Prençi (Llap) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

12′ GOOOL… Nazmi Gripshi (Ball) përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe realizon brenda zonës për 1-0.

11′ Engjëll Hoti (Llap) gjuan nga distanca, por pret me mund Armend Rugji, i cili e dëbon topin në fundore.

11′ Muhamed Hyseni (Llap) gjuan me kokë, por Bajram Jashanica largon nga vija e portës.

07′ Bajram Jashanica (Ball) gjuan me kokë, por pret Stefan Hoffman.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji, Thaqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Gashi, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Ismet Munishi

Llapi: Hoffman, Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi, Shabani, Al.Ramadani, Hoti, Sadriu, Hyseni, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Burim Jahmurataj

Stadiumi i qytetit – Suharekë

Postime të ngjajshme
Sport

Karton i kuq skandaloz për yllin e Kombëtares së Kosovës në Turqi

Sport

Derbi i javës zhvillohet në Istog, rivalët e vjetër të futbollit kosovar takohen në Prizren

Sport

Dikush me pica e dikush në jakuzi, futbollistët e Dritës po argëtohen para ndeshjes me Ballkanin

Sport

Futbollisti i Feronikelit emocionohet duke nderuar figurën e të ndjerit Shefqet Sinanit