Sport

Trepça ‘89 – Dukagjini: Përfundon me barazim koha e rregullt, sfida shkon në vazhdimeve

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e barazhit, e cila përcakton skuadrën që luan në Superligë gjatë edicionit të ardhshëm.

Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës.

Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1 dhe me këtë fitoi mundësinë e një ndeshje për Superligë.

Në anën tjetër Trepça ’89 pas një sezoni me turbulenca, u ndal në vendin e tetë, që i bije të luajë në barazh.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00.

LIVE Trepça ’89 – Dukagjini 1-1

90’ Shala (T’89) lëshon rast ideal në minutat e fundit të kohës së rregullt.

86’ Rast i mirë për Dukagjinin por askush nuk gjendet afër zonës.

82’ Shumë ndërprerje në këto minutat e fundit, pengohet zhvillimi normal i ndeshjes nga të dy skuadrat.

72’ Darwish (T’89) godet nga gjuajtja e lirë por topi shkon mbi portë.

63’ Osmani (Duk) godet bukur nga goditja e dënimit, por edhe më bukur reagon Tofilovski.

52’ GOOOOL: Realizon Labinot Osmani pas asistimit fantastik nga Merlaku, tashmë barazohet rezultati në 1-1.

49’ Dy raste ideale për 89-shin në minutat e para të pjesës së dytë, të cilat nuk shfrytëzohen.

-Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

39’ Jashari (T’89) godet bukur me volejn por topi shkon mbo portë.

36’ Arbnor Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë pas simulimit në zonën e kundështarit.

30’ GOOOOOL: Adenis Shala e kalon ‘89-shin në epërsi pas një aksioni fantastik nga mitrovicasit.

26’ Muja (T’89) nis një top të bukur brenda zonës, por asnjë bashkëlojtar nuk gjendet aty.

23’ ndeshja vazhdon të jetë aktive në të dy anët e fushës, por pa ndonjë rast të mirë shënimi.

14’ Muja(‘89) lëshon rast të artë me kokë pas harkimit maestral nga Pllana.

07’ Harkim i mirë në zonën e ‘89-shit por largon Tofilovski.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Mashau, Ard. Muja, Nimani, Darwish, Arb. Muja, Shala, Mphakamiseni.

Dukagjini: Muhaxhiri; Basri, Syla, Kutllovci, Gashi, Hasanaj, Jashanica, Millaku, Merlaku, Osmani, Mulaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u

Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve

Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!