Sport

Trepça ‘89 – Dukagjini: Kjo skuadër luan në Superligë edicionin e ardhshëm

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e barazhit, e cila përcakton skuadrën që luan në Superligë gjatë edicionit të ardhshëm.

Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës.

Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1 dhe me këtë fitoi mundësinë e një ndeshje për Superligë.

Në anën tjetër Trepça ’89 pas një sezoni me turbulenca, u ndal në vendin e tetë, që i bije të luajë në barazh.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00.

LIVE Trepça ’89 – Dukagjini 1-1

DUKAGJINI FITON PAS EKZEKUTIMIT TË PENALLTIVE.

Penalltia e pestë: ‘89-shi shënon. Dukagjini shënon (3-4).

Penalltia e katërt: ‘89-shi GABON. Dukagjini shënon (2-3).

Penalltia a tretë: ‘89-shi GABON. Dukagjini GABON. (2-2).

Penalltia e dytë. ‘89-shi realizon. Dukagjini realizon. (2-2)

Penalltia e parë: ‘89-shi realizon. Dukagjini realizon. (1-1)

– Mbyllet pjesa e dytë e vazhdimeve. Penalltitë vendosin fituesit tani.

– Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve.

– Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

91’ Jashari (T’89) gjendet në rast të mirë afër portës por godet jashtë.

– Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

-Përfundon koha e rregullt. Vazhdimet do të vendosin fituesin e këtij takimi të barazhit.

90’ Shala (T’89) lëshon rast ideal në minutat e fundit të kohës së rregullt.

86’ Rast i mirë për Dukagjinin por askush nuk gjendet afër zonës.

Postime të ngjajshme
Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare