Sport

Trepça ’89 – Dukagjini, Abedin Zeka zbulon nëse do të ketë premia për futbollistët e tij

Trepça ’89 do ta kërkojë qëndrimin në Superligën e Kosovës përmes ndeshjes së barazhit, pasi sezonin 2020-2021 e mbylli në pozitën e tetë.

Mitrovicasit do të takohen me Dukagjinin, skuadër e cila javën e kaluar e mposhti Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dy skuadrat që synojnë epitetin e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshje të tilla shoqërohen me premia për futbollistët, premia këto që ndahen nga drejtuesit e klubit për futbollistët.

GazetaBlic ka kontaktuar drejtuesit e të dy klubeve në lidhje me këtë çështje, atje ku ka pranuar dy përgjigje të ndryshme

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka tha se nuk do të ketë premia për futbollistët e skuadrës së tij.

“Jo, nuk do të ketë, sepse futbollistët nuk luajnë për premia. Jam i vetmi Presidenti që nuk e kam asnjë borxh në drejtim të futbollistëve. Kam besim të madh që do të jemi në Superligë dhe se e përsëris që futbollistët e mi janë shumë të motivuar dhe se ata nuk luajnë për asnjë premi“, tha Zeka për GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, drejtoi i Dukagjinit, Fabian Veseli tha se ende nuk kanë vendosur se sa do të jetë shifra e premiave.

“Nuk kemi vendosur ende për premiat. Kjo gjë do të kuptohet pak më vonë se sa do të jetë shifra e tyre”, tha Veseli për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës