Lajme

Tre skuadra në kërkim të sulmuesit të Drenasit

Drenasi ka arritur të siguroj mbijetesën në Ligën e Parë, por jo edhe të sulmuesit Drilon Lekut.

Leku më nuk do të jetë pjesë e kuqezinjëve, pasi atij i ka skaduar kontratë me klubin dhe ai tani është lojtari i lirë.

Sulmuesi ka dhënë një prononcim të shkurtë për “Sheshin”, duke thënë se po kërkohet nga tre klube të Ligës së Parë, por që emrat i ka lënë anonim.

“Po jam lojtar i lirë dhe nuk do të vazhdoj me Drenasin, unë tani jam në bisedime me tre klube të Ligës së Parë, ku në ditët në vazhdim do të vendosi edhe për të ardhmen time”, deklaroj Leku.

Drilon Leku për skuadrën e Drenasit ka pasur 74 paraqitje në tre sezone dhe ka shënuar hiq 24 gola dhe 31 asistime. Ndërsa me parë ka luajtur edhe si mesfushor tek të rinjët e Feronikelit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë