
Nëntë telefona celular, tre tableta dhe një kompjuter janë vjedhur mëngjesin e ditës së djeshme në Prizren.
Siç njofton PK në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku të dyshuarit janë futur me forcë në lokal.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty kanë vjedhur një kompjuter, 9 (nëntë) telefona celular dhe 3 (tri) tableta. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë e kryerësve të veprës. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.