Sport

Tre gjyqtarë nga Kosova do ta drejtojnë ndeshjen Maqedoni e Veriut – Slloveni

Pak ditë pasi një katërshe e gjyqtarëve tanë e ndau drejtësinë në ndeshjen miqësore të kombëtareve A, Turqi – Azerbajxhan, një tjetër treshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar nga UEFA.

Këtë radhë ata do ta drejtojnë ndeshjen miqësore Maqedoni e Veriut – Slloveni.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën (më 1 qershor) në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në Shkup, derisa do të drejtohet nga gjyqtari Besfort Kasumi, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Igor Stojvevski nga Maqedonia e Veriut.

Delegimi i gjyqtarëve kosovarë nga UEFA vërteton punën e mirë të Komisionit të Gjyqtarëve dhe progresin e bërë në vitet e fundit, por edhe besueshmërinë që ka UEFA tek gjyqtarët tanë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”