.
Sport

Transformimi i pabesueshëm fizik i Gareth Bales shokon tifozët

Gareth Bale nuk e ka veshur fanellën e Real Madridit në një ndeshje zyrtare që nga muaji gusht, por gjithsesi arrin të befasojë tifozët.

Uellsiani ia del gjithmonë të përflitet dhe këtë herë tifozët janë fokusuar te masa e tij muskulore. 32-vjeçari në fakt në gjashtë muajt e fundit ka pësuar një transformim befasues që ka ngjallur shumë diskutime në Spanjë, por edhe më gjerë, përcjell FrontOnline.

Bale publikoi një foto ku mban veshur fanellën e Real Madridit dhe tifozët vunë re një detaj. Në fakt, fiziku i Gareth Bale ka ndryshuar shumë në harkun e gjashtë muajve: “Si humbi Bale kaq shumë masë muskulore? Është vetëm gjashtë muaj diferencë”, shkruan dikush.

Por, pavarësisht se 32-vjeçari ka humbur mjaft masë muskulore në periudhën e fundit, tifozët e klubit spanjoll do të jenë të kënaqur të dinë se qendërsulmuesi është në formë të shkëlqyer. Madje, thuhet se ka shkëlqyer në testet fizike në stërvitjen e Realit.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari Edu Aguirre, i cili gjithashtu ka shtuar se asnjë lojtar nuk ka arritur standardet e uellsianit.

Related posts
LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë

Sport

Ky pritet të jetë pasuesi i Nagelsmann te Bayerni

Sport

Kaos në Itali, katër klube ndryshojnë trajnerët brenda një dite

Sport

Merkato e dimrit nuk ka përfunduar për Prishtinën, paralajmërojnë ardhje të reja në ditët e fundit të afatit