Sport

Transferimet më të mira që kushtuan ZERO euro këtë verë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjetja e futbollistëve të mirë por të lirë nuk është një detyrë e lehtë për klubet.

Këto marrëveshje ndonjëherë paraqiten vetë për shkak të punës së palodhshme nga drejtorët sportivë, por ndonjëherë edhe përmes vetë lojtarëve.

Rasti konkret ishte Diego Godin i cili u bashkua me Interin këtë verë pasi përfundoi kontrata e tij në Atletico Madrid, dhe kurrë nuk u mendua të kishte një rinovim me klubin që i ofroi vazhdim vetëm për një sezon. Pa shpenzuar asnjë cent, ‘Zikaltërit’ kanë marrë një nga mbrojtësit më të mirë përreth, transmeton lajmi.net.

Juventus janë mbretër të transferimeve të lira, duke ndjekur edhe këtë edicion shembullin e njëjtë duke nënshkruar me Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot në marrëveshje të ngjashme.

Ndoshta Adrian është më interesanti sa i përket këtyre çështjeve. Ai nuk rinovoi me West Ham dhe trainoi me UD Pilas de Tercera derisa Liverpool, që shiti Simon Mignolet, ‘trokiti’ vetë në derën e tij.

Ai vazhdoi të ishte hero në Superkupën Evropiane, duke pritur një penallti për të fituar trofeun.

Por lista është më e gjatë se kaq. Fernando Llorente nënshkroi për Napolin, Gianluigi Buffon u kthye në Juventus, Ander Herrera shkoi në Paris Saint-Germain dhe Radamel Falcao zbarkoi në Galatasaray.

Transferet e lira këtë sezon
Godin: From Atletico Madrid to Inter
Rabiot: From PSG to Juventus
Ramsey: From Arsenal to Juventus
Buffon: From PSG to Juventus
Fernando Llorente: From Tottenham to Napoli
Ander Herrera: From Manchester United to PSG
Dani Alves: From PSG to Sao Paulo
Juanfran: From Atletico Madrid to Sao Paulo
Balotelli: From Marseille to Brescia
Adrian: From West Ham to Liverpool
Falcao: From Monaco to Galatasaray
Dani Alves, Juanfran, Filipe Luis dhe Daniele De Rossi gjithashtu u transferuan falas në Amerikën e Jugut.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv