Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Skënder Gega nuk humbet kohë dhe zbret menjëherë në fushë për të ndjekur nga afër seancën e radhës stërvitore të skuadrës që ai drejton Kukësit.

Edhe pse vetëm dje u kthye në Shqipëri pas kurimit më të specializuar në Turqi për t’u shëruar nga COVID-19, Gega si një profesionist i vërtetë dhe si një trajner kampion nuk ka dashur të mungojë më në seancat stërvitore të skuadrës së tij që gjatë kësaj periudhe edhe pa Gegën në stol, por me ish-kapitenin Hallaçi si trajner të parë ka regjistruar rezultate shumë pozitive duke marrë tre fitore dhe një barazim mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë dhe është tre pikë larg kreut në Superiore.

Para se lojtarët të fillonin stërvitjen, Gega mblodhi skuadrën ku i falënderoi të gjithë për punën e bërë përgjatë këtyre ditëve që nuk ka qenë i pranishëm.

Siç e do tradita, pas çdo lajmi të bukur, Gega ka menduar edhe për ëmbëlsirat duke qerasur ekipin dhe pjesën tjetër të stafit teknik. Ndeshjen e radhës në kampionat Kukësi do ta ketë të shtunën ndaj Apolonisë dhe në stol në atë sfidë do të jetë pikërisht Skënder Gega.

Postime të ngjajshme
Sport

Bekim Balaj ndëshkohet me karton të kuq vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në derbin austriak

Sport

Limani me një premtim të madh për tifozët e Dritës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi